Izraeli ka nisur ndërtimin e një barriere të re nën det, në zonën e Ashqelon, në veri të Rripit të Gazës. Gjithçka për të shmangur infiltrimin e pjesëtarëve të organizatës “Hamas”. I gjithë ndërtimi do të përfundojë brenda vitit 2018 dhe do të garantojë mbrojtje për disa vite.
Ndërkohë Bashkimi Evropian, gjatë mbledhjes së Këshillit të Jashtëm, konfirmoi mbështetjen për gjetjen e zgjidhjes mes Izraelit dhe Palestinës, pa pasur humbje të tjera në njerëz.
Situata mes Izraelit dhe Palestinës u tensionua dhe u shoqërua me viktima, gjatë inaugurimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem.
Të paktën 60 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi një mijë të tjerë janë plagosur nga përplasjet mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve.