Izraeli sërish do ta hapë vendkalimin kufitar Kerem Shalom deri në Rripin e Gazës nëse vazhdon pushimi treditor pas përleshjeve me Hamasin, thotë ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman.
Kalimi kufitar Kerem Shalom ishte i mbyllur për eksport dhe import të mallrave më shumë se një muaj, ndërsa Izraeli periodikisht e kufizonte importin e gazit në përpjekje që të kryejë presion ndaj Hamasit.
Izraeli lejoi ndihmë humanitare në vendkalimin kufitar.
Rreth 75.000 palestinezë i humbën vendet e tyre të punës si pasojë e ndërprerjes së prodhimtarisë për shkak të kufizimeve të imponuara, tha Ali Hajek, kryetar i Biznes asociacionit palestinez në Gazë.
Sipas ministrit izraelit të Mbrojtjes Avigdor Liberman, hapja e vendkalimit kufitar “i tregon popullatës në Gazë se paqja është në interes të atyre që jetojnë në Gazë”.
Javën e kaluar kishte dy ditë përleshje midis ushtarëve izraelitë dhe forcave lojale të Hamasit islamist, i cili menaxhon me Gazën. Izraeli dhe Hamasi zhvilluan tre luftëra nga viti 2007. Ndërkohë, enklava palestineze, shtëpi e rreth 2 milionë njerëzve, ka rënë në situatë të rëndë humanitare.