Tel Aviv, 29 korrik – Izraeli do të fillojë ta ofrojë dozën e tretë të vaksinës Fajzer/Biontek kundër koronavirusit tek njerëzit mbi 60 vjeç, kumtoi sot radio publike izraelite Kan dhe televizioni Kanal 13.
Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Hezi Levi përkujtoi se organizatorët dhe punonjësit shëndetësorë zbatuan fushatë të suksesshme për vaksinim gjatë pandemisë dhe se mund ta ofrojnë dozën e tretë përforcuese.
Qëllimi i dhënies së dozës së tretë është popullata të mbrohet nga mutacioni Delta ndërsa vaksinat do të ofrohen nga e diela.