Njoftohet se ushtarët izraelitë kanë arrestuar një deputete anëtare të Kuvendit Ligjvënës Palestinez në afërsi të Hebronit në jug të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas një njoftimi nga Blloku për Ndryshime dhe Përmirësim pranë Hamasit, ushtarët izraelitë në orët e mëngjesit kanë organizuar bastisje në shtëpinë e deputetes Semira el-Halajika në qytezën Esh-Shujuh. Pasi kanë bastisur shtëpinë, ushtarët kanë dërguar deputeten Halajika në vend të panjohur. Ndryshe, në fillim të javës kishin arrestuar dy deputetë në qytetin e Betlehemit. Me këtë zhvillim, numri i deputetëve palestinezë të mbajtur në arrest nga Izraeli rritet në dhjetë.