Kuds – Forcat izraelite kanë arrestuar 22 palestinezë në bastisjet që kanë ndërmarrë ditën e sotme në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar. Ushtria izraelite tha në një deklaratë se palestinezët janë arrestuar me akuzën e “përfshirjes në aktivitete terroriste popullore”, por nuk dha detaje mbi natyrën e këtyre aktiviteteve.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të mëdha të arrestimit në Bregun Perëndimor të okupuar me pretekstin e kapjes së palestinezëve “të kërkuar”.
Sipas shifrave palestineze, rreth 6.500 palestinezë vazhdojnë të vuajnë në burgjet e Izraelit, duke përfshirë qindra gra dhe qindra të mitur. (Anadolu A.)