Forcat izraelite arrestuan 12 besimtarë muslimanë palestinezë brenda oborrit të xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
“Dhjetra oficerë policorë izraelitë hynë në kompleks dhe arrestuan 12 palestinezë teksa po lexonin Kuranin e Shenjtë në oborrin e xhamisë”, tha për AA Firma al-Dibs, zëdhënës i Vakëfeve Islame të Kudsit.
Nuk dihen detajet për shkaqet e arrestimit të 12 palestinezëve.
Ndërkohë, rreth 53 kolonë hebrenj kanë hyrë në kompleks që nga mëngjesi, njoftoi al-Dibs.
“Numri i kolonëve që hynë në xhami pritet të rritet”, shtoi ai.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor në vitin 1967, ndërsa më vonë e aneksoi qytetin në vitin 1980, duke e cilësuar atë si kryeqytetin e shtetit hebre, hap që kurrë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare.