Stamboll, 7 qershor – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi mbrëmë se izolimi i Katarit, përfshirë edhe urdhërimin e sanksioneve, nuk do t’i zgjidhë problemet dhe bindi se Ankaraja do të bëjë gjithçka është e mundur për tejkalim të krizës. Të hënën, tetë shtete – Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Egjipti dhe Jemeni dhe Qeveria e përkohshme e Libisë, Maldivet dhe Mauriciusi i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar se po mbështet ekstremistët islamikë dhe Iranin shiit. Disa vende kumtuan se kanë ndërmarrë edhe masa të tjera, përfshirë edhe ndërprerjen e lidhjeve transportuese, marrëdhëniet ekonomike dhe financiare, dhe ndërprerjen e operacioneve bankare. “Izolimi i Katarit nuk do të zgjidhë kurrfarë problemesh”, theksoi Erdogan. “Ne po bëjmë gjithçka është në fuqinë tonë për zgjidhjen e krizës”, theksoi presidenti turk.