Izmir Smajlaj fiton medalje të Artë në Beograd. Atleti shkodran bëri të këndohet himni shqiptar duke ngritur flamurin kuqezi në kryeqytetin e Serbisë pasi doli i pari në garën e kërcimit së gjati në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura. Izmajlaj kërceu 7.98 metra duke vendosur dhe rekord të ri kombëtar për Shqipërinë. Rivalët e tij më të fortë në këtë garë ishin rumuni Neagoe dhe greku Galazulas, të cilët u renditën respektivisht më vendet 2 dhe 3 me 7.82 dhe 7.53.
23-vjecari rezultatin e tij më të mirë e regjistroi pikërisht në hedhjen e fundit duke treguar se përvec aftësive teknike është dhe shumë i përgatitur psikologjikisht. Gjithsesi që me hedhjen e parë, Izmajlaj do të kishte përfunduar minimalisht i dyti në pod pasi kërceu 7.77, ndërsa në hedhjen e katërt përmirësoi rezultatin me 7.80, ndërkohë që rumunin Neagoe arriti ta kalojë në hedhjen e tij të fundit. Me rezultatin 7.98 Izmajlaj jo vetëm mori medaljen e artë në Ballkaniadë duke vendosur dhe rekord të ri kombëtyar por nëse do ta kishte vendosur këtë rezultat në Europianin e fundit do të kishte fituar medaljen e bronztë.