Sarajevë, 23 janar – Partia për Aksion Demokratik (SDA) të ish anëtarit të Presidencës së Bosnjë e hercegovimës, Bakir Izetbegoviq, planifikon të inicojë procedurë juridike për ndryshimin e emrit të entitetit serb në BeH, Republika Sërpska, me vlerësim se me atë emër “diskriminohen boshnjakët dhe kroatët”.
Siç lajmëroi televizioni kroat Fejs, SDA planifikon përmes përfaqësuesve të saj në institucionet shtetërore të inicojë procedurë para Gjykatës Kushtetuese të BeH-së për rishqyrtim zë kushtetutshmërisë të emrit të entitetit serb.
SDA konsideron se një një bashkësi multietnike, lidhja e ndonjë emri për vetëm një popull është në kundërshtim me Kushtetutën e BeH-së dhe të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.