Shkup, 5 shtator – Izair Emini edhe zyrtarisht ka veshur fanellën e Shkëndijës, skuadër tek e cila vjen nga radhët e kampionëve të Shqipërisë, Kukësit. Ai stërvitej me Shkëndijën që nga fundi i muajit korrik, pasi kishte përfunduar kontratën me Kukësin. Emini rikthehet në vendlindje dhe te skuadra e tij e zemrës, ku edhe kishte filluar karrierën. “Sa u përket objektivave tanë, ato dihen, fitimi i Kupës dhe i kampionatit. Mendoj se janë pjekur kushtet që kampionati dhe Kupa të vijnë në Tetovë” – tha Emini në prezantimin e tij te Shkëndija. Rikujtojmë se Emini në vitin 2011, me Shkëndijën ishte shpallur kampion, ndërsa pasi fitoi gjyqin me Kukësin në FIFA, ai edhe zyrtarisht u vesh kuq e zi.