Shkup, 19 shkurt – Në Gjykatën Penale sot duhet të fillojë gjykimi për gazetaren Ivona Talevska për lëndën e PSP e njohur si “Tifani”. Emri i lëndës është nga brendi luksoz për veshje të brendshme “Tifani”. PSP e akuzon Talevskën se e ka fshehur tatimin.
Sipas aktakuzës, Talevska si pronare dhe drejtues e “Smart Centar”DOOEL eksport-import- Shkup dhe Agjencisë Smart në periudhën prej 2008-2014 me qëllim jo dhe personat juridik tu ikin pagesave të tatimeve kanë dhënë të dhëna të rrejshme. Ajo për nevojat e firmës ka blerë veshje të brendshme 500 euro, veshje prej 33.508 euro, syza, kremra për fytyre 1009 euro, mobilie luksoze, etj… Firma e saj nuk ka paguar tatime prej 37.634 euro.