Shkup, 24 dhjetor – Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) Biljana Ivanovska konsideron se Prokuroria Publike (PP) ende punon nën presion, prej, siç thotë sot, dy arsye – e para është që për disa lëndë ende nuk ka përgjigje, ndërsa e dyta është se për disa lëndë, megjithatë, marrin shumë përgjigje të shpejta. Kjo, siç tha, tregon se ka porosi të ndryshme.
“Mendoj se duhet ende shumë të punohet, fillimisht secili në vetvete, dhe pastaj institucionalisht të përforcohen mekanizmat për sjellje të kontrolluar atj. Ne paralajmëruam se për vitin e ardhshëm fillimisht sistemi gjyqësor do të vendoset në planin vjetor për kontroll dhe ndjekje të gjendjes pronësore, do të japim kontribut tonin nga aspekti ynë, konform ligjit tonë dhe do të shohim si do të shkojë më tej”, deklaroi Ivanovska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me atë sa janë të kënaqur nga procedura e PP-së kur japin rekomandime që t’i inicohet përgjegjësi penale dikujt, para fillimit të trajnimit për rolin e informatorëve në luftën kundër korrupsionit.
E pyetur për atë sa mjafton ndjekja e gjendjes të gjykatësve dhe prokurorëve në luftën kundër korrupsionit, Ivanovska tha se hapi i parë është nëse ato janë të azhurrnuar, nëse dorëzojnë lista anketuese, si për në fillim apo për në fund të funksionit, por ashtu edhe për çdo ndryshim që është, siç thotë, është shumë me rëndësi dhe indikative, pastaj nëse dorëzojnë të dhëna të sakta dhe nëse ka ndonjë përmasë të keqe midis të ardhurave të tyre dhe pronës së tyre të fituar.
Lidhur me vetingun në gjyqësi ajo tha se mund të flitet për paralajmërime edhe për veting, por kjo duhet mirë të përgatitet. Vetingu, konsideron Ivanovska, duhet të bazohet në ligj.