Shkup, 19 janar – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka dërguar letër urimi deri te Antonio Tajani me rastin e zgjedhjes së tij kryetar i Parlamentit Evropian, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e funksionit. “Përzgjedhja juaj në këtë funksion është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kjo ndodh në periudhë të sfidave serioze me të cilat përballet Evropa, ndërsa uniteti, besimi dhe domosdoshmëria nga më shumë bashkëpunim në kuadër të Bashkimit Evropian janë të nevojshme më shumë se gjithmonë. Rajoni i Evropës Juglindore gjithashtu përballet me sfida dhe me procese regresive. Pikërisht për këtë kjo energji motivuese e BE-së është shumë e rëndësishme për rajonin tonë”, thuhet mes tjerash në urimin e presidentit Ivanov. Ivanov theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian për Republikën e Maqedonisë paraqet qëllim më të lartë strategjik.