Presidenti Gjorge Ivanov ta parandalojë përndjekjen politike në Maqedoni dhe të mos lejojë burgjet të mbushen me të burgosur politik, shkruan sonte në letër përfaqësuesit e nismës “Drejtësi për Nikolla Gruevskin” të cilën ia dorëzuan Kabinetit të Presidentit.
“Po dorëzoj letër në të cilën ne si nismë i elaboruam të gjitha pikëpamjet tona, të gjitha qëndrimet tona lidhur me atë çfarë po ndodh me përndjekjen politike në Maqedoni”, theksoi Aleksandar Trajkovski nga nisma.
Në pyetjen se çfarë është për ata përndjekja politike, ai tha se PPS e cila është formuar me marrëveshje politike është kundërkushtetuese, si edhe se të gjitha akuzat e tyre të cilat i kanë dorëzuar në gjykatë bazohen në materiale të marra në mënyrë joligjore të cilat, siç tha, në pajtim me Ligjin për procedurë penale nuk mund të paraqesin dëshmi në procedurë penale.
Trajkovski tha se presidenti e di për ngjarjet të cilat janë përndjekje politike në Maqedoni.