Marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë dhe SHBA-së, gjendjet aktuale në të dy vendet, si dhe gjendjet në rajonin më të gjërë të Evropës Juglindore ishin temë e bisedës në takimin e sotëm në Shkup mes presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe ambasadorit amerikan Xhes Bejli. Në takim, Ivanov e ka uruar zgjedhjen e Donald Trampit për president të SHBA-së.
Presidenti i Maqedonisë shprehu pritje se do të vazhdojë përkrahja amerikane për qëllimet e jashtme politike dhe prioritetet e Republikës së Maqedonisë – integrimi në strukturat euroatlantike, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për përforcim të mëtutjeshëm, të pasurimit dhe përparimit të partneritetit strategjik mes Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së.