Shkup, 16 mars – Ligji për përdorimin e gjuhëve asgjë nuk do të ndryshojë në Maqedoni dhe as do ta prishë ardhmërinë e saj të përbashkët. Apeloj të lihet të jetojë ky Ligj, të respektohen institucionet, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias të prononcohen për të. Kështu deklaroi të premten kryeministri Zoran Zaev pas reagimeve të njëpasnjëshme nga VMRO dhe një pjesë të opinionit publik maqedonas ndaj miratimit të Ligjit për gjuhët. Zaevi pati kritika të forta ndaj presidentit Gjorge Ivanov për qëndrimin e tij që të mos e dekretojë për së dyti Ligjin në fjalë. Veprimin e Ivanovit, Zaevi quajti “burracakëri” për një Ligj që do të mbyll aspektin ligjor të Marrëveshjes së Ohrit… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)