Shkup, 23 shtator – Dy herë e kisha besimin e qytetarëve për të mos lejuar ndryshim të Kushtetues me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues, të mos pranoj ide dhe propozime që do t’i rrezikonin identitetin kombëtar të Maqedonisë, veçantitë e kombit të Maqedonisë, gjuhën maqedonase dhe modelin e bashkëjetesës në Maqedoni. Nuk heq dorë nga ai premtim i im. Prandaj, më 30 shtator nuk do të dal për të votuar, ka thënë kështu presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov para Diasporës së Bashkuar të Maqedonisë në Detriot, kumtoi Kabineti i Presidentit.
Presidenti Ivanov theksoi se në pajtim me nenin 7, paragrafi 3 nga Ligji për referendum, askush nuk mund të thirret në përgjegjësi për votim, gjegjësisht mosvotim në referendum. Secili qytetar, ka thënë Ivanov, ka të drejtë të vendos si të veprojë lidhur me këtë referendum, të dalë dhe të votojë, ose të mos dalë dhe të bojkotojë.
“Sa më përket mua, unë tani më kam votuar. Votova para 27 viteve, në 8 shtator të vitit 1991. Unë isha njëri prej atyre të cilët e dhanë votën e tyre për Republikën e Maqedonisë që të konstituohet si shtet sovran dhe i pavarur, me emër dhe dinjitet. Nuk heq dorë nga vendimi im. Prandaj më 30 shtator nuk do të dal për të votuar. Kur e mora funksionin President i Republikës së Maqedonisë, jam betuar se do t’i respektoj Kushtetutën dhe ligjet. Nuk heq dorë nga betimi im. Prandaj, më 30 shtator nuk do të dal për të votuar”, potencoi presidenti i Maqedonisë.
Ivanov porositi se në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, sovraniteti buron nga qytetarët dhe u takon qytetarëve. “Mos lejoni ndokush t’ua marrë atë të drejtë, mos lejoni ndokush tjetër t’ua kontrollojë ndërgjegjen tuaj dhe krenarinë tuaj kombëtare”, theksoi presidenti i Maqedonisë.