Shkup, 1 mars – “Gjorgje ivanov me vendimin që të mos e jep mandatin, ka bërë grusht-shtet, duke e futur vendin në një krizë të thellë”, tha Zoran Zaev gjatë konferencës për shtyp, pasi Ivanov vendosi që të mos i jep mandatin për formimin e Qeverisë. Zaev tha se me këtë, Ivanov ka shkaktuar një krizë kushtetuese duke kundërshtuar vullnetin e popullit, nënshkrimet e 67 deputetëve, dhe duke u vënë në shërbim të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. “LSDM nuk do të lejojë që askush të luajë me ardhmërinë e vendit për interesa personale dhe kriminale. Koncepti që u mbështet nga qytetarët, është garancia e vetme për unitaritetin e vendit”, theksoi Zaev, i ciil po ashtu i ftoi qytetarët që të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve. Gruevski po fundoset, theksoi Zaev, duke shtuar se nuk do ta lejojmë ta marrë edhe Maqedoninë me vete. Zaev ftoi Ivanovin ta tërheq këtë vendim pasi nuk ka të drejtë ta mohojë të drejtën e qytetarëve të shndërruar në 67 nënshkrime deputetësh. Lideri i LSDM-së tha se duhet qëndruar të qetë dhe të veprohetr me mëndje të ftohtë.
“Kjo që ndodhi sot duket e hidhur por nga nesër do të hapen perspektivat”, tha Zaev. Ai shtoi se ekspertët edo t’i shqyrtojnë të gjithë mundësitë që të pengojnë këtë grusht shtet dhe se ende nuk kanë marrë vendim për hapat e ardhshme.