Zhvillimet politike në Maqedoni janë shumë shqetësuese. Kështu shkruan presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në një postim më Facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit politike pas refuzimit të presidentit Ivanov për t’ia dhënë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. “Presidenti Ivanov abuzoi me Kushtetutën dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore e antishqiptare, që përbëjnë një të tretën e qytetarëve të këtij shteti. Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit. Shqiptarët në Maqedoni janë popull shtetformues dhe Maqedonia duhet të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj. Pa të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, humb kuptimi i funksionimit të shtetit të Maqedonisë. Në fund, shqiptarët duhet të marrin fatin e të drejtave të tyre në duart e veta”, shkruan Thaçi.