Shkup, 14 shkurt – “Presidenti Gjorgje Ivanov, sot në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, vizitoi disa prej udhëtarëve të hospitalizuar të cilët ishin lënduar dje në aksidentin e autobusit, që ndodhi në rrugën Shkup – Tetovë në afërsi të fshatit Llaskarc. Presidenti i Maqedonisë të lënduarve u dëshiroi shërim më të shpejtë dhe sa më shpejt kthim në shtëpitë dhe familjet e tyre”, informuan nga kabineti i Ivanovit.
Më parë, në komunën e Gostivarit presidenti Ivanov është drejtuar në Mbledhje Përkujtimore për nder të qytetarëve të vdekur në aksidentin e rëndë dhe i vizitoi familjet Uzeiri, Tërpevski dhe Ismaili, anëtarët e të cilëve janë udhëtarët e vdekur.
“Kjo është ditë pikëllimi për Maqedoninë, ditë pikëllimi për të gjithë ne. Këto ngjarjesh të mos na ndodhin. Paçin lavdi të përjetshme”, tha presidenti Ivanov, në fjalimin e tij në Seancën përkujtimore. (koha.mk)