Presidenti Gjorge Ivanov sot i vizitoi pjesëtarët e Armatës dhe shërbimet e tjera të sigurisë të angazhuara për sigurimin e kufirit shtetëror, në objektin e Shtabit të bashkluar në Gjevgjeli. Pasi që u njoftua nga gjenerali brigadier i Komandës së bashkuar operative, Zoran Milevski për gjendjen momentale në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë dhe veprimet që i ndërmarrin çdo ditë ushtarët për parandalim të kalimeve ilegale nga ana e migrantëve, ivanov u nis për në Gurin kufitar 59, mu në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Këtu ai kreu kontroll të gatishmërisë dhe kapaciteteve të ARM-së dhe shërbimeve të tjera të sigurisë në përballjen me sfidat nga kriza e migrantëve dhe refugjatëve dhe bisedoi me ushtarët të cilët patrullojnë përgjatë kufirit për atë që ata ndërmarrin , në mënyrë që të parandalohet hyrja e mundshme e migrantëve ilegal nga territori grek. Në deklaratë për mediumet, gjenerali brigadier, Zoran Milevski i njohtoi gazetarët se presidenti Ivanov personalisht ka mundur të bindet në gatishmërinë e ushtarëve, të njohet me angazhimin e njësive, përgatitjen dhe kryerjen e detyrës së tyre gjastë patrullimit përgjstë kufirit me Republikën e Greqisë.