Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dërgoi urim me rastin e festës Shën Klimenti i Ohrit.
“Kjo festë i kushtohet arqipeshkvit të parë maqedonas dhe nxënësit më të talentuar të vëllezërve të shenjtë mbarësllovenë, Cirili e Metodi. Klimenti i Ohrit me fjalët e tij të ëmbla e udhëzoi popullin në religjion, ndërsa me veprat e tij u ngrit drejt jetës hyjnore”, qëndron në urim.
Në të shtohet se fytyra dhe vepra e shën Klimentit të Ohrit janë fuqishëm të gdhendura në historinë maqedonase.
Shënimi i festave të këtilla të mëdha, ceket në urim. është premisë themelore për përforcim të shpirtërimit dhe respektim të vlerave krishtere.