Shkup, 6 shkurt – Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e përshëndeti nënshkrimin e Protokollit aderues për anëtarësimit të vendit në NATO, njofton Koha.
“Ai çdoherë u angazhua për realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë. Presidenti i Maqedonisë vlerëson se për fat të keq, mbetet fakti se nënshkrimit të sotëm të Protokollit i ka paraprirë nënshkrimi i marrëveshjes për ndryshim të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, që i ka shkaktuar dëm të përhershëm interesave kombëtare të Maqedonisë”, qëndron në kumtesë.
Vendi i 30-të në NATO Aleancën për Republikën e Maqedonisë ishte i merituar, shtohet në kumtesë, duke marrë parasysh se moti janë plotësuar standardet në mbrojtje dhe gatishmërinë ushtarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë, si rezultat ku kontribut të tyre kanë të gjitha qeveritë e Republikës së Maqedonisë. (koha.mk)