Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, dërgoi urim deri te Emanuel Makron me rastin e zgjedhjes për president të Francës. “Më paraqet nder dhe kënaqësi të veçantë, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, T’ju dërgoj urime të përzemërta me rastin e zgjedhjes Tuaj për president të Francës, me dëshira për kryerjen me sukses të këtij funksioni me përgjegjësi në dobi të prosperitetit dhe mirëqenies të popullit miqësor francez. Fuqimisht jam i bindur se vizioni Juaj modern dhe karakteri koheziv do të paraqesin garanci për progres të mëtejshëm të përgjithshëm të Republikës së Francës”, thuhet në kumtesë. Presidenti Ivanov e thekson edhe përcaktimin e fuqishëm të Republikës së Maqedonisë për përforcim të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore, thellimin e dialogut politik me Republikën e Francës dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.