Shkup, 21 gusht – Presidenti Gjorge Ivanov me rastin e festës fetare, Kurban Bajrami i dërgoi urim kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Resi-ul-ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi dhe qytetarëve të konfesionit islam.
“Festat e mëdha fetare janë çaste kur i paraqesim vlerat e bashkësisë dhe respektit. Maqedonia është vend i cili ka traditë shekullore të bashkëjetesës midis bashkësive të ndryshme fetare. Duke i respektuar dallimet fetare, dërgojmë mesazh të fuqishëm në ndërtimin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, pasi vetëm kështu, të bashkuar do t’ia dalim të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, shkruan Ivanov në urim.