Shkup, 17 shtator – Integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike do të kontribuojë për stabilitet, prosperitet dhe hapje të gjithë rajonit, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në takimin me ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Elizabeta Trenta, duke theksuar rëndësinë për vazhdimin e mbështetjes italiane në lidhje me anëtarësimin në BE dhe NATO.
Siç kumtuan nga Kabineti i Ivanovit, në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë, për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe për gjendjet lidhur me integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Presidenti i Maqedonisë theksoi se Armata e Republikës së Maqedonisë me përkushtimin e saj, profesionalizimin dhe përgatitjen e lartë ushtarake të është aleat i dëshmuar i armatave të vendeve anëtare të NATO-s dhe vazhdimisht kontribuon në misionet paqësore ndërkombëtare të përbashkëta të Aleancës.
Ivanov është përqendruar edhe në pasojat nga kriza e emigrantëve, e cila siç potencoi, paraqet sfidë serioze dhe faktor për shqetësim më të madh jo vetëm për rajonin tonë por edhe për mbarë kontinentin evropian, duke potencuar se nevojitet bashkëpunim koordinues në fushat e mbrojtjes dhe punëve të brendshme.
“Bashkëpunimi midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurisë së përbashkët veçanërisht është përforcuar gjatë krizës së emigrantëve dhe nevojitet që e njëjta të intensifikohet me qëllim të veprimit parandalues”, porositi presidenti Ivanov në takimin me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë.
Në këtë kontekst të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe për gjendjen me fluksin e migrimit në Mesdhe, Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore, për ndikimin e tyre mbi kontinentin e Evropës dhe rajonin e Ballkanit, si dhe për marrjen e nismës për pjesëmarrje të përbashkët të ARM-së në misionet ushtarake.