Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në kaudër të vizitës së punës në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, sot do të ketë takim me spikerin e Dhomës së poshtme të Parlamentit britanik, Xhon Berkau dhe me spikerin e Dhomës së epërme të Pralementit britnaik, Lordin Fauler, ndërkaq do të ketë fjalim në Institutin mbretëror për marrëdhënie ndërkombëtare “Çatam haus” me temë “Maqedonia, migrimet dhe siguria: leksione të mësuara”. Ivanov, siç kumtoi kabineti i tij, dje në Londër u takua me përfaqësues të diasporës nga Maqedonia. Në takim, Ivanov u njoh me aktivitetet rrjedhëse dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të diasporës së Maqedonisë në jetën shoqërore, ekonomike, kulturore dhe politike në Britani të Madhe.