Shkup, 25 tetor – Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, prej sot do të udhëtojë për vizitë pune dy ditore në Bruksel të elgjikës. Siç njoftojnë nga kabineti i Ivanovit, ai sot do të realizojë takim me presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk. Ivanov gjithashtu të enjten do të merr pjesë në sesionin e 10 të forumit për siguri vendore dhe globale, në kuadër të Forumit “Kran Montana”. Është paraparë që Ivanov të mbajë fjalim në këtë sesion, si dhe në seancën plenare. Gjatë kohës së vizitës në Brukesel, Ivanov do të realizojë takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, Didier Reinders.