Shkup, 7 janar – Në kishën “Shën Klimenti i Ohrit “në Shkup sot u mbajt liturgji me rastin e festës së madhe të Lindjes së Krishtit – Krishtlindjeve nga kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopatës së Ohrit, z.z. Stefan.
Në liturgji morën pjesë një numër i madh i besimtarëve mes të cilëve edhe presidenti i vendit Gjorge Ivanoiv, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Krisitijan Mickovski.
Pas përfundimit të liturgjisë ata qytetarëve të përkatësisë ortodokse ua uruan Krishtlindjen dhe u dëshiruan shëndet, lumturi, gëzim, paqe dhe mirëqenie.
“Besimtarëve ua uroj festën e madhe krishtere Krishtlindjet me përshëndetjen Krishti u lind, Vërtet u lind. Gjithçka që dëshirojë për veten dhe për familjen time dëshirojë edhe për të gjithë shëndet, lumturi dhe suksese. Siç jemi të bashkuar, unik dhe solidar gjatë festave të jemi të tillë edhe gjatë tërë vitit, por më shumë se të gjitha, ta duan, respektojmë dhe ruajmë shtetin Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Ivanov.
Te ata sivjet paraja ka rënë te shtëpia.
“Pres që gjatë këtij vitit edhe ne që jemi zgjedhur të punojmë në përmirësimin e cilësisë së jetesës së njerëzve në tërësi dhe do t’i përmbushim pritjet e tyre. Viti 2018 është vit në të cilin përfundimisht do ta stabilizojmë vendin që të mundemi të fillojmë t’i implementojnë të gjitha këto punë për të cilat folëm gjatë fushatave zgjedhore”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit Shilegov.
Paraja nga buka te Shilegovi ka rënë te djali.
Në familjen e kryeministrit Zoran Zaev, i cili festat e krishtlindjes i kalon në Strumicë paraja ka rënë te Zoti.