Shkup, 1 janar – Presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandanti suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-majori Vasko Gjurçinovski sot në mesditë do t’i vizitojnë pjesëtarët e ARM-së në kazermën “Çede Filipovski – Dame” në Kërçovë.
“Gjatë vizitës së tij presidenti Ivanov do t’ua urojë Vitin e Ri 2019 pjesëtarëve të ARM-së, të cilëkanë e kryejnë detyrën gjatë festave të fundvitit në këtë kazermë, si dhe përmes video-lidhjes konferencore të pjesëtarëve në misionet në Afganistan, Liban dhe Bosnjë e Hercegovinë”, informojnë nga SHA e ARM-së.