Shkup, 26 prill – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot deklaroi se nuk ka informata për rrjedhën e bisedimeve të djeshme për kontestin me emrin që në Vjenë i zhvilluan ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, nën patronatin e ndërmjetësit të KB-së, Methju Nimic. Ivanov theksoi edhe se tani për tani nuk është planifikuar mbajtja e takimit të liderëve.
“Nga takimi i djeshëm ende nuk kemi kurfarë informata. Për jrejt çla është biseduar duhet ta pyesni ministrin e Punëve të Jashtme dhe këtë çështje t’ia parashtroni Qeverisë”, deklaroi presidenti Ivanov duke u përjgigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp pas takimit me kolegen e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq.