Shkup, 21 mars – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk do të realizojë takim me eurokomisarin për zgjerim, Johanes Han, informojnë nga kabineti i presidentit. Prej aty thonë se presidenti Ivanov, i cili dje qëndroi për vizitë pune në Hungari, në Maqedoni do të kthehet vonë në mbrëmje, me ç’rast nuk do të ketë mundësi për takim me eurokomisarin Han. Se Ivanov në agjendën e vet nuk ka planifikuar takim me eurokomisarin Han dhe me tre eurodeputetët që të premten iu kumtua ambasadorit Samuel Zhbgogar, thonë nga kabineti i shefit të shtetit. “Presidenti Ivanov qëndrimet e veta tashmë ia ka kumtuar eurokomisarit për zgjerim Johanes Han në takimin e tyre të fundit më 10 shkurt 2017 dhe ato mbeten të pandryshuara. Ivanov qartë porositi se nuk do të ndajë mandat, pa dënim paraprak të ashpër dhe hedhje poshtë të, siç thuhet, platformës së Tiranës”, thuhet në kumtesën nga kabineti i Ivanovit. Duke pasur parasysh atë se presidenti nuk do të realizojë takim me eurokomisarin Han, nga kabineti thonë se presidenti Ivanov termimin e paraparë ua lë përfaqësuesve të iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët kërkuan takim me të. “Është mirë eurokomisari të njohtohet me argumentet dhe shkaqet për të cilat disa qytetarë të Maqedonisë protestojnë mbi njëzet ditë”, thonë nga kabineti i Ivanovit.