Shkup, 26 shtator – Presidenti Gjorge Ivanov nesër do të mbajë fjalim në Asamblenë e 73-të të Përgjithshme të KB-së, e cila sivjet mbahet në temë “T’i bëjmë Kombet e Bashkuara relevante për të gjithë. Lidership global dhe përgjegjësi të përbashkët për shoqëri të qeta, të barabarta dhe të qëndrueshme”.
Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij, dje ka marrë pjesë në hapjen e debatit të përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së dhe ka realizuar takime bilaterale me mbretin e Jordanisë, Abdullau i Dytë, me Vlladimir Voronkov, zëvendës i sekretarit të përgjithshëm të KB-së i obliguar për kundër-terrorizëm dhe me kryepeshkopin Pol Riçard Galager, sekretar për punë të jashtme të Vatikanit.
Në takimin me mbretin jordanez Abdullau i Dyti janë këmbyer mendime për marrëdhëniet bilaterale me ç’rast mes tyre është konstatuar se dy vendet kanë marrëdhënie miqësore dhe partnere, pa çështje të hapura. Ivanov theksoi se Maqedonia ka interes për avancimin e kontakteve bilaterale me takime në nivel më të lartë edhe për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zgjerimin e vëllimit të këmbimit tregtar me ç’rast së bashku është konstatuar se për këtë është e nevojshme mbështetje institucionale nga të dyja shtetet.
Në takim me nënsekretarin Voronkov janë këmbyer mendime për rolin e Maqedonisë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe kërcënimeve direkte nga rrjetet terroriste. Ivanov theksoi se Maqedonia ka interes për pjesëmarrjen e personelit civil dhe ushtarak në trupat e Kombeve të Bashkuara të cilët krijojnë politika për përballje me kërcënimet globale. Voronkov u falënderua për kontributin e Maqedonisë në strategjinë gjithëpërfshirëse për luftën kundër terrorizmit dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm, duke potencuar se në periudhën në vijim do të propozojë pako adekuate për përforcim institucional të shteteve të Ballkanit dhe pjesëmarrje në projekte për siguri më të madhe.
Me kryepeshkopin Galager u bisedua për marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë dhe Selisë së Shenjtë dhe me këtë rast është përshëndetur fakti se, edhe pse bashkësia katolike në Maqedoni është më e vogël sipas numrit, respektohet shumë. Ivanov shfaqi shpresë se papa Françesku do ta pranojë ftesën dhe do ta vizitojë Maqedoninë, që do të ishte e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve bilaterale.