Presidenti Gjorge Ivanov sot do ta organizojë drekën tradicionale të punës me ambasadorët e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, të akredituar në Republikën e Maqedonisë. Në takim do të marrin pjesë ambasadori i Republikës së Polonisë, Jacek Multanovski, ambasadori i Republikës së Çekisë, Mirosllav Ramesh, ambasadori i Republikës së Sllovakisë, Martin Bezak dhe ambasadori i Hungarisë, Lasllo Ishtvan Duks.