Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Forumin global të liderëve në organizim të Universitetit Bahçeshehir në Stamboll.
Presidenti Ivanov, siç kumtoi sot kabineti i tij do të mbajë ligjëratë në Forumin global të liderëve, e cila mbahet në temë “Aleanca strategjike dhe pikëpamje e re e lidershipit në kushte të balancit global të fuqive”. Mes temave të diskutimit në Forumin global të liderëve janë “Presidenca e Trampit: Ndryshime në politikën amerikane dhe ndikimi i saj mbi sistemin botëror”. “Skenare të ardhshme për Bashkimin Evropian”, “Roli i Amerikës Jugore në sistemin botëror”, “Sigurimi dhe analizat politike për Lindjen e Mesme”.