Qëllimi i Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ne jemi të kyçur në hapësirën ekonomike evropiane, por neve na nevojitet edhe infrastrukturë evropiane. Për këtë qëllim Maqedonia ka vendosur që me kredi të favorshme kineze të ndërtojë një pjesë të rëndësishme të Korridorit 8, porositi presidenti Gjorgje Ivanov, në fjalimin e tij në Forumin e 6-të në Baku në Azerbajxhan, duke folur në temën: ” Si të kuptohet politika e jashtme e Kinës?
Në këtë kontekst, presidenti i Maqedonisë theksoi se projektet infrastrukturore në kuadër të “Një rrugë, një rrip” do t’ju mundësojnë vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore të jenë fuqishëm të lidhura mes njëra-tjetrës, me çka do të rritet konkurrenca e ekonomive nga rajoni për investimet e huaja. Ivanov shtoi se Maqedonia konsideron se kjo iniciativë e Kinës kontribuon në paqen, prosperitetin, hapjes, inovacionet dhe lidhjen ndërmjet qytetërimeve.
“Kemi vendosur me kredi të favorshme kineze nga iniciativa “16+1″ të ndërtojmë një pjesë të korridorit 8, i cili e lidh detin Adriatik me detin e Zi. Ne jemi pjesë e iniciativës dhe e linjës së shpejtë nga Budapesti deri në Beograd e cila duhet përmes Maqedonisë të vazhdojë në portin e Pireut. Gjithashtu u zotuam dhe për rinovim të projektit për lidhjen e lumenjve Varda-Moravë-Danub me detin Egje”, tha presidenti i Maqedonisë në fjalimin e tij.
Iniciativa “Një rrugë, një rrip” parasheh ndërtimin e më shumë korridoreve ekonomike që do të mbulojnë dy të tretat nga popullata botërore dhe një të tretën nga BPV në botë. “Iniciativa ka për qëllim që të zhvillojë tregje të reja për produkte kineze, të rritë zhvillimin ekonomik, të krijojë vende të reja të punës dhe t’i mundësojë rajoneve më pak të zhvilluara kineze të përfitojnë nga zhvillimi infrastrukturor dhe nga tregtia e rritur. Gjegjësisht, qëllimi edhe i rrugës së vjetër dhe asaj të re të mëndafshit është zhvillimi i tregtisë e jo projektimi i ndikimit”, porositi presidenti i Maqedonisë, Ivanov.
Përveç iniciativës “Një rrugë, një rrip”, përmes së cilës Kina përpiqet të tejkalojë sfidat ekonomike, presidenti Ivanov në fjalimin e tij iu referua investimeve kapitale të Kinës në zhvillimin e inteligjencës artificiale. Në forumin global në Baku marrin pjesë më shumë presidentë aktualë dhe të mëparshëm, kryeministra dhe ministra, si dhe një numër i madh personalitetesh të njohura nga jeta shoqërore dhe politike, profesorë universitarë dhe përfaqësues të Programit për liderë të rinj. Ivanov, siç kumtoi kabineti i tij, paraprakisht ka realizuar takime bilaterale me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliev, me presidentin e Moldavisë, Igor Dodon dhe me kryeministrin e Turqisë, Bilali Jildirim.