Shkup, 26 dhjetor – Presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin në Parlament theksoi se nga dita e parë e mandatit të tij të parë angazhohet për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
“Republika e Maqedonisë e vazhdoi politikën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore në bazë të parimeve të hapjes dhe respektit të ndërsjellë të prioriteteve të brendshme dhe të jashtme politike, të çdo vendi të rajonit” tha Ivanov.
Në këtë drejtim, siç theksoi, me rëndësi thelbësore është samiti i ardhshëm i procesit Bërdo – Brion, nikoqir i së cilës do të jetë Maqedonia.
“I pozicionuar mes formalizmit të Strategjisë të BE për zgjerimin dhe Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje, ky samit do të paraqesë mundësi që vendet nga rajoni t’i harmonizojnë qëndrimet për strategjinë rajonale të BE-së. Në fokus të Samitit do të jetë edhe lidhja e sigurisë së rajonit”, tha Ivanov.
Duke folur për marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë, Ivanov tha se si fqinj, ne jemi të orientuar në mënyrë natyrore në bashkëpunim të ndërsjellë, ndërsa për Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, tha se është rezultat i kompromiseve të cilat nuk munden secilin ta kënaqin.
Vlerësoi se marrëveshja ka krijuar edhe ambient për hapje më të madhe dhe bashkëpunim edhe mes kishave.
Në fjalimin e tij, presidenti i Maqedonisë tha se populizmi me ndikimin negativ ndikon ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore, është paraqitur sërish, dhe tha se liderët nga rajoni duhet të nxjerrin mësim nga kjo.
Ai në këtë kontekst e theksoi edhe Platformën e Tiranës, për të cilën tha se ka qenë përzierje populiste në punët e brendshme të Maqedonisë për shkak të së cilës kriza politike është rritur edhe në krizë kushtetuese, ndërsa theksoi edhe shembuj të marrëdhënieve me Serbinë dhe me Kosovën.