Lider është ai i cili kryeson, i cili krijon ekipe dhe ofron zgjidhje. Varësisht asaj se sa ju ndjekin aq është fuqia juaj për të qenë liderë. Ka shumë njerëz, të cilët kanë pasur shumë ide, por nuk kanë pasur ithtarë. Ata të cilët krijojnë projekte dhe vizione edhe kur i ndjekin, ata janë kryesues, ata janë liderë, i porositi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov pjesëmarrësit e Forumit ekonomik të 12-të të liderëve të rinj në Novi Saç të Polonisë, ku foli si mysafir special.
“Mos kërkoni justifikim se koha juaj do të vijë, koha juaj është tani. Të gjithë diturinë dhe përvojën tuaj të cilën e keni duhet të zbatohet, pasi që gjenerata juaj, me jetën në kalimin nga njëri mijëvjeçar në mijëvjeçarin tjetër, krijoi pasoja tek ju të cilat janë shumë më inventive dhe më kreative prej të gjitha gjeneratave paraprake”, ka theksuar Ivanov në fjalimin para liderëve të rinj.
Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij, ka theksuar se progres në inovacionet teknologjike, demografinë në rritje, migrimet e pandërprera, urbanizimin rapid, ndryshimet klimaterike janë pjesë e ndryshimeve të mëdha, sfidat me të cilat duhet të ballafaqohen të rinjtë, ndërsa sfida më e madhe për të a.q. mijëvjeçarët është bartja e ideve dhe vlerave nga e kaluara.
“Për dallim prej gjeneratave të kaluara, ju refuzoni që verbërisht t’u besoni autoriteteve. Ky është parakushti i parë për të menduarit kritik. Ju nuk jeni peng i stereotipave dhe paragjykimeve të gjeneratave më të mëdha”, ka theksuar presidenti i Maqedonisë. Në pyetjen se çfarë do të bënte sikur të ishte në vendin e tyre, presidenti Ivanov e ka theksuar Shkollën për liderë të rinj, si nismë personale të tij si dhe investim në arsimimin e të rinjve.
“Para disa ditësh përfundoi gjenerata e tetë e Shkollës. Në këtë Shkollë deri më tani kanë kaluar dhe fituan aftësi lidere dhe njohuri rreth 320 të rinj nga Maqedonia. Ky është investimi im në të ardhmen”, ka theksuar Ivanov. Si mysafir special në Forumin ekonomik të liderëve të rinj që mbahet për të 12 herë, fjalim do të mbajë edhe kryeministri polak, Beata Shidllo. Presidenti Ivanov, dje në Krinjica – Zdruj, mori pjesë dhe mbajti fjalim në Forumin ekonomik të 27-të dhe realizoi takim bilateral me presidentin e Polonisë, Andzhej Duda.