Presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e tij të fundit tradicional të Vitit të Ri para deputetëve në Kuvend para që shumica të mbledh forca dhe ta hedh poshtë Marrëveshjen e Prespës, përsëriti se Ligji për përdorim të gjuhëve është antikushtetues dhe i miratuar jashtë çdo procedure dhe jashtë trupave kompetentë, ndërsa për amnistinë aktuale theksoi se është për sigurimin e mbështetjes për ndryshimet kushtetuese përmes shantazhim.
“Ende shpresoj se kjo shumicë parlamentare do të mbledh forca dhe do ta dëgjojë zërin e popullit dhe do ta hedh poshtë marrëveshjen e Prespës dhe amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës”, tha Ivanov nga foltorja në Kuvendin e Maqeodnisë, në fjalimin në të cilën morën pjesë kryeministri Zoran Zaev, spikeri Talat Xhaferi, ministra në Qeveri, përfaqësues të pushtetit gjyqësor, të ARM-së, të bashkësive fetare dhe korit diplomatik.
Deri në ditën e fundit të mandatit tim do të mbrojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë nga sfidat e brendshme dhe të jashtme dhe kërcënimet dhe nga kjo nuk do të heq dorë.
“Kur më 12 maj 2014 e mora për herë të dytë mandatin, këtu në këtë sallë dhashë betimin si president i RM-së dhe komandant i përgjithshëm i ARM-së se do të mbrojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e RM-së nga sfidat e brendshme dhe të jashtme dhe nga kërcënimet. Në atë deklaratë qëndron se do ta mbroj Kushtetutën dhe rendin kushtetues të RM-së. Sot nga ky vend i njëjtë përsëris se nga ai betim do të vazhdojë deri në ditën e fundit të mandatit tim dhe nuk mendoj të heq dorë. Kam shumë arsye të mirë për vendosmërinë time pasi në këtë mandat të dytë, Maqedonia përballet me kërcënime të brendshme dhe të jashtme dhe rreziqe për sovranitetin e saj, integritetin territorial dhe pavarësinë”, ka thënë presidenti.
Duke u kthyer në bashkëpunimin me Qeverinë dhe Kuvendin ai ka thënë se për disa çështje ajo ka qenë e mirë dhe se ai bashkëpunim është i domosdoshëm për të mirën e shtetit, por që në vitet e kaluara, kohabitimi siç shtoi, “ka qenë në test”.
“Në vitet e kaluara si president i RM-së me Qeverinë kam bashkëpunuar rreth shumë çështjeve. Në sferën e politikës së jashtme kam pranuar të gritha propozimet cilësore qeveritare për ambasadorë që mendoj se profesionalisht do të prezantojnë vendin jashtë. Arritëm pajtueshmëri rreth guvernatorit të ri të BPRM-së, emërova shef të ri të Shtatmadhorisë së ARM-së. Në Kuvend bashkëpunova përmes emërimit të dy gjykatësve të rinj të kushtetueses”, ka shtuar Ivanov.
Vendimet për pajtim i solla që të parandaloj kaosin në shtet, ndërsa vendimi për amnisti u soll që të legalizohen shantazhet me të cilat krijohet kaos dhe rrënohet shteti juridik. Këtë e porositi sot presdienti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në fjalimin e fundvitit në Kuvend, duke cekur se dallimi mes faljeve të tij të vitit 2016 dhe amnistisë aktuale është tek qëllimet.
“Qëllimi im ishte pajtim përmes faljeve, ndërsa qëllimi juaj është sigurimi i mbështetjes për ndryshimet kushtetuese përmes shantazhimit. Përderisa unë vendimet për falje i solla në mënyrë që të parandaloj kaos në shtet, ju, vendimin për amnisti e sillni në mënyrë që t’i legalizoni shantazhet me të cilat krijohet kaosi dhe rrënohet shteti juridik. Faljet e mia nuk përfshinin parandalim të procedurës për konfiskim të pronës së përfituar në mënyrë ilegale dhe nënkuptonte pastrim të skenës politike të Maqedonisë dhe promovim të personave të rinj në politikë. Amnistia juaj është vetëm edhe një precedent për shantazh”, tha presidenti Ivanov duke folur për Ligjin e miratuar për amnisti, për të cilin tha se e ka nënshkruar për shkak të zbulimit të qëllimeve të vërteta, e ato janë shantazhet.
Theksoi se shkatërrimi i shtetit arsyetohet me sigurimin e së ardhmes për shtetin.
“Nga i ashtuquajturi shtet i robëruar, potencon, ndjej se u bëmë edhe shtet i shantazhuar. Nga jashtë na shantazhojnë fqinjët, brenda janë të shantazhuar shumë bartës të vendimeve. Shantazhi u bë mjet themelor për realizim të qëllimeve.
Porositi se përderisa falja dhe pajtimi janë vetëm mjet për arritje të ndonjë qëllimi tjetër, ju vetëm e devalvoni edhe faljen edhe pajtimin.
Pajtimi nacional do të vijë atëherë kur të gjithë ne, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, politike apo cilës do përkatësie tjetër do të kërkojmë falje nga ata të cilëve u kemi gabuar dhe do t’i falim ata të cilët na kanë gabuar. Ndërsa falja duhet të shkojë dorë më dorë me përgjegjësinë”, tha presidenti Ivanov në fjalimin e fundvitit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Gjatë fjalimit të presidentit nuk morën pjesë deputetët nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Ai i kritikoi ashpër politikat e qeverisë në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, si dhe me ndryshimet kushtetuese.
Ai tha se Ligji për amnisti, të cilin e miratuan deputetët e shumicës parlamentare dhe i cili u dekretua nga vetë presidenti, është sjellur për të bërë presione dhe për të bërë këmbime me deputetët.
“Faljet që i bëj unë dhe faljet që i bëni ju kanë shumë dallim. Unë i fal të burgosurit që të shmanget kaosi, ndërsa ju falni për të bërë presione dhe për kompensime. E kam dekretuar Ligjin për amnisti, për shkak të patriotëve të pafajshëm të cilët kanë qenë të pranishëm më 27 prill në hapësirat e Kuvendit”, tha Ivanov.
Ivanov u përqendrua edhe në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, të cilin nuk e ka nënshkruar, e për të cilin tha se “është kundërkushtetues, i miratuar në Kuvend jahstë çdo procedure dhe jashtë trupave kompetente dhe se do të shkaktojë bllokadë të tërësishme të institucioneve”.
Ai ngriti edhe një çështje të rëndësishme për përgjimet në Maqedoni, ku tha se me urdhër gojor është përgjuar ai, familja e tij dhe anëtarët e kabinetit të tij.
“Kam informacione se me urdhër gojor, e përsëris me urdhër gojor, jam përgjuar unë, familja ime dhe anëtarët e kabinetit tim. Kam pasur edhe kërcënime. Politikanë të ndryshëm hapur kanë bërë thirrje për eliminim të presidentit”, tha mes tjerash Ivanov.
Ai foli edhe për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë dhe akuzat ndaj tij se ai ka qenë njëri ndër organizuesit kryesor, duke thënë se nuk ka pasur asnjë plan që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme gjatë të “enjtes së përgjakshme”.
Presidenti i shtetit mes tjerash tha se politikat e qeverisë duhet të fokusohen drejt zgjidhjes së problemeve të qytetarëve, për të cilët tha se jetojnë në varfëri.