Shkup, 1 qershor – Presidenti Gjorge Ivanov sot kërkoi nga kryeministri Zoran Zaev t’ia dorëzojë propozimin për udhëheqjen e negociatave me bazë kushtetuese, projektin e marrëveshjes, si dhe qëndrimet e delegacioneve në udhëheqjen e negociatave.
“Në mungesë të dokumenteve kyçe, ndërsa me qëllim të sigurimit të koncensusit më të gjerë për çështjen e emrit, presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov e inkurajon kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev t’i dorëzojë propozimin për udhëheqjen e negociatave me bazë kushtetuese, projektin e marrëveshjes, si dhe qëndrimet e delegacionit në udhëheqjen e negociatave”, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit.
Ivanov mbetet në qëndrimin se nuk pranon zgjidhje për çështje të emrit për përdorim të përgjithshëm.
Presidenti Ivanov, shtojnë nga kabineti, tregon në nevojën nga arritja e koncensusit kombëtar për tejkalimin e dallimit rreth emrit dhe gjetjes së zgjidhjes që nuk do ta prishë dinjitetin e popullit dhe qytetarëve të Maqedonisë.