“As nuk është biseduar as nuk është menduar që të shpallet gjendje lufte. Unë hedh poshtë të gjitha spekulimet se bashkësia ndërkombëtare ka bërë presion ndaj meje që të heq dorë nga qëllimi. Përveç se në ato momente nëse nuk ka funksionuar ndonjë Kabinet paralel i kryetarit dhe ndonjë Shtatmadhori paralele. Parashtrohet pyetja se kujt i ka shkuar për shtati një gjendje e këtillë”, ka deklaruar kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në pres konferencën e sotme, transmeton koha.mk
Më 27 prill nuk kemi patur rrezik lufte që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme”, thotë Ivanov.
“Prej më 27 prill 2017 deri sot po tentohet që të më përfshijnë në ato ngjarje, bëhet presion ndaj meje që të heq dorë nga qëndrimet e mia politike. Kjo nuk do të ndodhë asnjëherë”, u shpreh në vazhdim kryetari.
Në gjykatë është dhënë dëshmi e rrejshme, për atë ka përgjegjësi, tha Ivanov dhe ftoi që të bëhen hetime se ku kanë qenë të gjithë personat përgjegjës të Armatës më 27 prill në mënyrë që të dëshmohet nëse me të vërtetë është përgatitur gjendje lufte.
“Demantoj të gjitha lajmet e rrejshme dhe njëherë e përgjithmonë duhet të përfundojnë këto muhabete të çarshisë”, tha Ivanov.
“Para dy viteve kam thënë se DSK është burimi kryesor i gjenerimit të krizës në RM, dhe asgjë nuk është vepruar në atë plan”, u shpreh Ivanov.