Kërçovë, 1 janar – Presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandat suprem i forcave të armatosura të ARM-së, Gjorge Ivanov i shoqëruar nga shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-major Vasko Gjurçinovski sot e vizitoi dhe ua uroi Vitin e Ri 2019 pjesëtarëve të ARM-së në kazermën “Çede Filipovski”- Dame” në Kërçovë.
Presidenti Ivanov të gjithë pjesëtareve të ARM-së u shprehi falënderim për tërë atë që e bëjnë për Republikën e Maqedonisë duke i kryer në mënyrë profesionale detyrat e tyre dhe me këtë rast ushtarëve në Kërçovë u dhuroi një televizor.
Shefi i shtetit me këtë rast ua Uron Vitin e Ri të gjithë qytetarët të Republikës së Maqedonisë, duke i porositur në periudhën e ndryshimeve të mëdha të mbetemi të bashkuar, të respektohemi dhe të orientohemi drejtë ardhmërisë.