Shkup, 24 maj – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjoge Ivanov i priti Anita Angellovska-Bezhoska, guvernatore e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe Dimitar Bogov, guvernator i deritanishëm i BPRM-së.
Presidenti Ivanov, siç kumtoi sot Kabineti i tij, Angellovska-Bezhoskën e ka uruar për emërimin e si guvernatore e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, duke i dëshiruar sukses në punë.
“Udhëheqja e politikës monetare dhe puna e përgjithshme qendrore bankare në vendin tonë, në kontinuitet është vlerësuar pozitivisht në raportet e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë. Duke e pasur parasysh biografinë tuaj profesionale dhe përvojën e deritanishme në punë, jam i bindur se do të vazhdojë kontinuiteti i punës pozitive dhe udhëheqjes së suksesshme të politikës monetare të Republikës së Maqedonisë”, tha presidenti Ivanov në takim.
Me këtë rast ai e falënderoi Bogovin për udhëheqjen e suksesshme të BPRM-së në shtatë vitet e kaluara, duke vlerësuar se angazhimin e tij ka dhënë kontribut të rëndësishëm në plotësimin e qëllimeve dhe detyrave të parashikuara të Bankës Popullore .
Guvernatorja Angellovska-Bezhoska e falënderoi presidentin Ivanov për besimin e dhënë dhe shprehu pritje se pas ndërmarrjes së funksionit nga Bogovi do të vazhdojë kontinuiteti i drejtimit me sukses dhe i funksionimit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.
Në takim Bogov e falënderoi presidentin Ivanov për besimin e dhënë, mbështetjen dhe bashkëpunimin e suksesshëm në shtatë vitet e kaluara.