Shkup, 18 janar – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Republikës së Estonisë, të Urdhrit Sovran Ushtarak të Shën Gjonit nga Jerusalemi, Rodosi dhe Malta, dhe të Republikës së Ganës dhe Republikës së Ugandës, njofton Koha.
Në takimin me ambasadorët e sapoemëruar, presidenti Ivanov shprehu kënaqësi prej marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale, që në vazhdimësi i kultivojnë dy shtetet mike, duke e afirmuar interesimin për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit të përbashkët, veçanërisht në ekonomi dhe këmbim tregtar, kumtoi kabineti i presidentit. (Koha.mk)