Shkup, 27 mars – Republika e Maqedonisë si vend kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e ndjekë politikën e BE-së dhe vendimet e tyre të sjellura me anë të konsensusit dhe në nivel të BE-së. Duke marrë parasysh atë se vendimet për dëbim të diplomatëve rusë nuk paraqet shprehje të qëndrimeve të harmonizuara të të gjitha vendeve-anëtare të BE-së, por bëhet fjalë për vendime individuale të vende-anëtare individuale, presidenti i RM-së konsideron se vendimi i MPJ-së së Maqedonisë është i përshpejtuar.
Kjo ceket në qëndrimin nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov lidhur me vendimin e MPJ-së për dëbim të diplomatit rus.
“Presidenti i Republikës së Maqedonisë bën thirrje për përmbajtshmëri nga hapat e përshpejtuar në politikën e jashtme, në mënyrë që të parandalohet shkaktimi i mundshëm i dëmit në realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë”, ceket në qëndrimin e Kabinetit presidencial.
Shtohet se presidenti i RM-së, në pajtim me rregullativën pozitive ligjore, pret të informohet zyrtarisht për faktet e cekura në opinion, lidhur me këtë rast.