Shkup, 22 nëntor – Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së alfabetit të gjuhës shqipe, pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë ua uron festën.
“Krijimi i alfabetit është hap kyç në zhvillimin e shkrimit dhe kulturës të një populli, kjo është pasqyrë e civilizimit dhe tipar thelbësor i vetëdijes kolektive dhe identitetit të popujve” thekson Ivanov në urim.
Ai potencon se festa e sotme është ditë e rëndësishme për pjesëtarët e bashkësisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë dhe se gjuha shqipe është pjesë e rëndësishme e shoqërisë multietnike dhe multigjuhësore të Maqedonisë.