Shkup, 28 dhjetor – Deri në ditën e fundit të mandatit tim do të mbrojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë nga sfidat e brendshme dhe të jashtme dhe kërcënimet dhe nga kjo nuk do të heq dorë.
Këtë e porositi gjatë fjalimit të fundvitit në Kuvend, presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov i cili ka potencuar se e sotmja nuk është paraqitja e fundit dhe llogaridhënia për atë që është bërë këtë mandat të dytë i cili përfundon më 12 maj, vitin e ardhshëm. Për atë thotë se ende është herët.
“Kur më 12 maj 2014 e mora për herë të dytë mandatin, këtu në këtë sallë dhashë betimin si president i RM-së dhe komandant i përgjithshëm i ARM-së se do të mbrojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e RM-së nga sfidat e brendshme dhe të jashtme dhe nga kërcënimet. Në atë deklaratë qëndron se do ta mbroj Kushtetutën dhe rendin kushtetues të RM-së. Sot nga ky vend i njëjtë përsëris se nga ai betim do të vazhdojë deri në ditën e fundit të mandatit tim dhe nuk mendoj të heq dorë. Kam shumë arsye të mirë për vendosmërinë time pasi në këtë mandat të dytë, Maqedonia përballet me kërcënime të brendshme dhe të jashtme dhe rreziqe për sovranitetin e saj, integritetin territorial dhe pavarësinë”, ka thënë presidenti.
Duke u kthyer në bashkëpunimin me Qeverinë dhe Kuvendin ai ka thënë se për disa çështje ajo ka qenë e mirë dhe se ai bashkëpunim është i domosdoshëm për të mirën e shtetit, por që në vitet e kaluara, kohabitimi siç shtoi, “ka qenë në test”.
“Në vitet e kaluara si president i RM-së me Qeverinë kam bashkëpunuar rreth shumë çështjeve. Në sferën e politikës së jashtme kam pranuar të gritha propozimet cilësore qeveritare për ambasadorë që mendoj se profesionalisht do të prezantojnë vendin jashtë. Arritëm pajtueshmëri rreth guvernatorit të ri të BPRM-së, emërova shef të ri të Shtatmadhorisë së ARM-së. Në Kuvend bashkëpunova përmes emërimit të dy gjykatësve të rinj të kushtetueses”, ka shtuar Ivanov.
Ndryshe, ky është fjalimi i rregullt vjetor i presidentit të RM-së në Kuvend.