Shkup, 6 nëntor – Presidenti Gjorge Ivanov sot i ndau bursat “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2017/2018, për studime pasuniversitare të Programit për biznes administratë – MBA në Fakultetin ndërkombëtar të Universitetit Shefild, Siti kolexh Selanik.
“Presidenti Boris Trajkovski ka lënë gjurmë të pashlyer në historinë bashkëkohore të Maqedonisë. Si një lider i madh, vizionar dhe njeri i ndershëm, ai e ka promovuar paqen dhe miqësinë midis njerëzve, popujve, fqinjëve. Prandaj, sot kam nderin t’ju ndaj bursa që e mbajnë emrin e tij. Edhe kjo është shumë e natyrshme, sepse kjo bursë është investim në paqe dhe miqësi midis shoqërisë së Maqedonisë dhe asaj greke”, tha Ivanov në ndarjen solemne të bursave.
Me bursat “Boris Trajkovksi”, tha presidenti Ivanov para bursistëve, ju jepet një mundësi e shkëlqyer që talentin tuaj, njohuritë dhe aftësitë t’i sendërtoni në një institucion prestigjioz arsimor.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska, iu uroi fituesve të këtyre bursave prestigjioze dhe shtoi se Qeveria e re i vazhdon bursat “Boris Trajkovksi” sepse kanë dhënë kontribute dhe përvoja shumë pozitive.
Bursat i siguruan Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë dhe Universitetit Shefild.