Shkup, 12 shkurt – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, edhe pse i ftuar sipas Qeverisë, dhe jo i ftuar sipas kabinetit të tij, nuk ka marrë pjesë në ceremonin solemne të ngritjes së flamurit të NATO-s para objektit të Qeverisë, raporton Koha.mk
Nga Qeveria kanë njoftuar se presidenti, Gjorge Ivanov, ka qenë i ftuar në aktin solemn të ngritjes së flamurit të NATO-s. Nga ana tjetër nga kabineti i presidentit Ivanov, për Tv Telma, njëherë kanë thënë se presidenti nuk ka qenë i ftuar të marrë pjesë në këtë ceremoni solemne, e më pas janë deklaruar se ftesa i ka arritur me vonesë.
Përndryshe, para Qeverisë ishin të pranishëm një numër i madh i ish-funksionarëve dhe funksionarëve aktual, midis të cilëve edhe ish-kryeministra, por nuk ishte prezent lideri i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, ndërsa nuk ishte prezent edhe ish-shefi i shtetit Branko Cërvenkosvki. (koha.mk)