Ivanka Trump ua ka ndaluar sigurimit ta shfrytëzonin tualetin

144

Vajza e presidentit në largim Donald Trump, Ivanka, deri në vitin 2017 ua ndaloi njerëzit e sigurimit që të përdorin tualetin në shtëpinë e saj të super të madhe në Uashington.

Ata duhej ta menaxhonin siç dinin dhe mundnin, përderisa ishin në detyrë dhe duke siguruar vendin.

Sipas Guardian, disa prej tyre madje duhej të vraponin në shtëpinë e ish-presidentit Barack Obama ose Zëvendës Presidentit Mike Pence.

“Për shkak se rojet e sigurisë së Ivanka dhe Jared Kushner nuk u lejuan të përdorin asnjë nga gjashtë tualetet në shtëpi, ata u detyruan të administronin siç dinin për muaj të tërë,”  duke cituar fqinjët dhe disa prej truprojeve.

Problemi u zgjidh përfundimisht pasi qeveria federale, në shtator të 2017, mori me qira një apartament me një bodrum dhe me një banjë në mënyrë që agjentët të mund të kryenin nevojat fiziologjike. Kjo, sipas raporteve të mediave, u kushton taksapaguesve 3,000 dollarë në muaj.